Connect with us

Kronike

Automjeti del nga rruga në Lushnje, një i vdekur dhe tre të plagosur! Arrestohet shoferi 63-vjeçar

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së shtunës në fshatin Çermë Sektor në Lushnje.

Një 63-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja 47-vjeçare, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi dhe dy të tjerë.

Dy pasagjerët e tjerë, 37 dhe 15-vjeç, si dhe shoferi 63-vjeçar Ferit Mekshi janë dërguar në spital. Mekshi është vënë në prangat e policisë.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.”, njofton policia.

Advertisement