Connect with us

Aktualitet

I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare kërkon ulje dënimi

Aldo Bare, i cili është i dënuar me  dënuari me burgim të përjetshëm i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për uljen e dënimit ndaj tij. Bare ka bë kërkesë edhe herë tjera për ulje dënimi, me arsyetimin për sjellje të mirë, edhe në vitin 2023 ai përmes avokatëve bëri të njëjtën kërkesë.

Aldo Bare u arrestua në mars 2006 në Ankara të Turqisë dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor 2009. Ai ishte në arrati për më shumë se një dekadë dhe akuzohet për kryerjen e krimeve të shumta. Prokurorët e Zyrës së Krimeve të Rënda Tiranë e akuzuan për pesë akuza për vrasje, krijim të organizatës kriminale, shkatërrim prone, përdhosje varresh dhe trafik ndërkombëtar droge. Banda e tij ishte bërë e tmerrshme në Lushnjë në vitin 1997. Madje në vitin 1997 ai u akuzua se i preu kokën njërit prej kundërshtarëve të tij, Artur Dajës dhe ecte duke mbajtur kokën nëpër qytet.

Grupi kriminal i Aldo Bares u akuzua gjithashtu për urdhërimin e vrasjes së oficerit të policisë Klejdi Bano në vitin 2001 dhe një sërë sulmesh në shtëpitë e drejtuesve të ndryshëm të policisë, që po hetonin veprimtarinë e tij kriminale. Ai akuzohet gjithashtu për vrasjen e një agjenti të shërbimit sekret në vitin 1998 dhe po atë vit për vrasjen e nënkryetarit të bashkisë Lushnjë, Drago Voshtima. Bashkëpunëtorët e tij kryesorë janë arrestuar në Shqipëri dhe Itali vitet e fundit dhe janë dënuar me burgime të gjata.

Advertisement