Politike
Apeli rikthen në qeli ish-kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, duke lënë në fuqi dënimin e dhënë nëga GJKKO me 2 vite e 8 muaj burg. Dako duhet të riktheht nga “arresti në shtëpi”, në qelitë e paraburgimit për të vuajtur dënimin që i ka mbetur.
Vendimi i GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
1. Mospranimin e ankimit të të pandehurit F.F. ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
3. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;
4. U shpall në Tiranë, sot më datë 16.09.2025.
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës.
Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

