Kronike
Ky është turisti që humbi jetën në Valbonë

Personi në foto është turisti holandez i cili dje humbi jetën në Luginën e Valbonës. Detaje të reja janë zbardhur lidhur me këtë ngjarje tragjike.
President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni ka deklaruar se turisti ishte duke eksploruar zonën kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur.
Sipas tij, prej orës 19:00 të së martës janë aktivizuar ekipet e këtkim shpëtimit në Qafën e Valbonës.
Menjëherë pas sinjalizimit për incidentin, në vendngjarje janë angazhuar strukturat e Urgjencës Kombëtare, forcat ajrore të ushtrisë, si dhe ekipet e specializuara të shpëtimit malor nga të dy anët e kufirit, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtësisht në terren për të kryer kërkimin dhe ndërhyrjen.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke eksploruar në mënyrë individuale kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një zonë shumë të vështirë për t’u aksesuar.
Hetimet mbi rrethanat e plota të ngjarjes janë në vijim.

