Connect with us

Politike

Rama “shënjestrohet” nga opozita/ Demokratë në Kuvend hedhin shishe në drejtim të kryeministrit (FOTO)

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë në vend që të ishte një seancë ku plani i qeverisë për drejtimin e vendit për 4-vjeçarin e ardhshëm të kalonte për votim nëpërmjet debatit, u kthye në kaos duke çuar në mbyllje të seancës pas 25 minutash nga nisja.

Është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës për të vënë rendin në Kuvend pasi opozia në shenjë proteste filloi duke hedhur në drejtim të Ramës dhe ministrave libra të rregullores së Kuvendit dhe shishe uji.

Në foto do të shihni të përmbledhur të gjithë seancën e sotme nga bllokimi i foltores nga ana e opozitës, tek ndërhyrja e gardës dhe hedhjet e shisheve të ujit dhe librave të rregullores drejt ministrave.

Advertisement