Aktualitet
Abuzimi seksual me të miturën në Elbasan, e ëma fajëson 15-vjeçaren, merr në mbrojtje partnerin e saj

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.
I arrestuari është shtetasi me iniciale B. B., i cili dyshohet për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.
Ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, e cila është vajza bashkëjetueses së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan: ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.
E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të policisë ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës. Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.
Ky është rasti i dytë tronditës që raportohet në vend, pasi jo më larg se dje, u zbuluar se një 16-vjeçare nga Këlcyra ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj. Historia ishte edhe më e rëndë, pasi njerku ishte një punonjës policie, ndërsa vajza po ashtu ishte në një lidhje aktualisht me një person në moshë madhore, i cili kryente shantazh përmes videove intime.

