Connect with us

Aktualitet

Tmerr në mes të ditës/ 80 vjeçarja sulmohet në mes të rruges, i grabisin varsen e floririt nga qafa

Një tjetër rast shqetësues dhune dhe grabitjeje ka ndodhur në mes të ditës në qytetin e Korçës, ku një grua 82-vjeçare është sulmuar në rrugë nga 41-vjeçari E.R., i cili i ka rrëmbyer me forcë varësen e floririt nga qafa. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12 dhe për fat, e moshuara nuk pësoi lëndime fizike, por trauma psikologjike e përballjes me një akt të tillë mbetet e thellë. Grabitësi u largua me vrap menjëherë pas veprimit të dhunshëm, duke tronditur kalimtarët që u ndodhën në vendngjarje.

“Specialistët e Sektorit të Narkotikëve kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 41 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen nr.12, i ka vjedhur një 82-vjeçareje, varësen e floririt që mbante në qafë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, atij iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore.

Advertisement