Kronike
Makina humbet kontrollin, merr përpara pemët në trotuar (FOTO)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Pogradecit. Mësohet se makina tip ‘Mercedes Benz’, i drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga, pasi ajo kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta. Gjithashtu dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit.

