Connect with us

Aktualitet

Tjetër valë turistësh në Durrës, sezoni vazhdon me ritme të larta në vjeshtë

Edhe pse vera ka kaluar, sezoni turistik në Durrës vazhdon me ritme të larta

Vjeshta ka sjellë një tjetër valë turistësh në qytet, duke e bërë Durrësin një destinacion që mirëpret turistë gjatë gjithë vitit.

“Po të shohim numrin e vizitorëve në qendrën historike të qytetit, në shëtitoret e plazhit të Durrësit dhe Shkëmbit të Kavajës, në sitet arkeologjike, e gjitha kjo reflekton një rritje të dukshme progresive të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar”- shprehet Floreta Kërtusha, specialiste e Turizmit.

Dëshmia më e qartë vjen nga vetë turistët, që shijojnë Durrësin edhe jashtë sezonit të lartë.

“Pushime perfekte. Zgjodha shtatorin, sepse nuk më pëlqen moti i nxehtë.”

“Jam nga Izraeli dhe punoj si guidë. Më pëlqen shumë Shqipëria dhe turistët tanë e pëlqejnë shumë.”

“Më pëlqejnë shumë plazhet dhe malet. Vende të bukura dhe njerëz të këndshëm.”

“Më pëlqen gjithçka këtu. Bukur kudo. Ushqimi është i mirë, po i ndryshëm nga i yni.”

“Pushime të çmendura. Shumë alkool. Një kulturë ndryshe. Po dëfrehemi.”

Me një pozicion të favorshëm, shërbime cilësore dhe kapacitete të konsiderueshme pritëse, qyteti bregdetar po fiton gjithnjë e më shumë vizitorë edhe në stinët e tjera të vitit.

Flasim për një turizëm gjithëvjetor dhe numri I turistëve në rritje. Durrësi ka kapacitetin më të madh akomodues, me mbi 11 mijë shtretër. Dhe veç këtyre strukturave akomoduese ka dhe platforma të tjera online ku turistët marrin apartamente me qira”-shtron Kërtusha.

Një tjetër sfidë për sektorin mbetet formalizimi i plotë i të gjitha strukturave pritëse, për të siguruar të dhëna të sakta dhe transparencë.

“Jemi nga Spanja dhe po qëndrojmë në hotel. Zgjodhëm shtatorin se ka më pak njerëz. S’është shumë nxehtë. PlaTjetër

zhe fantastike. Do shkojmë dhe në veri të zbulojmë zona rurale.”

“Shqipëria është e bukur. Po qëndrojmë në një apartament.”

 “Jemi nga Amerika. Gjithçka mirë. Njerëzit, siguria, super ushqim. Më pëlqen qyteti. Akomodimin e gjetëm përmes Airbnb. Është më komode, kështu.”

Falë një grupi ndërinstitucional pune që është ngritur nga Ministria e Turizmit do të bëhet dhe identifikimi në të ardhmen i të gjitha këtyre platformave që të kemi një panoramë më të saktë të turistëve të akomoduar jo vetëm në Durrës, po në të gjithë vendin. Përmes platformës e-visitors do të identifikojmë destinacionin e turistit, origjinën e tij dhe kështu do të kemi të dhëna më të sakta në nivel lokal e kombëtar”-thotë Kërtusha.

Sezoni veror mund të jetë mbyllur, por turizmi në Durrës vijon edhe në vjeshtë dhe gjatë fundvitit, me më shumë diversitet, aktivitete dhe një mikpritje gjithnjë e më profesionale.

Advertisement