Connect with us

Politike

Shkarkimi i Veliajt/ Alimehmeti: Mori përgjigjen e merituar për dëmet që i ka shkaktuar Tiranës

Pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, këshilltari bashkiak Ilir Alimehmeti u shpreh se ky ishte një hap i domosdoshëm dhe i kërkuar prej kohësh nga opozita.

Sipas tij, vendimi ishte në përputhje me ligjin dhe përfaqësonte një reagim të drejtë ndaj dëmeve që, sipas opozitës, Veliaj i ka shkaktuar kryeqytetit. Alimehmeti theksoi duke shtuar se Veliaj duhet të vazhdojë përballjen me përgjegjësinë ligjore.

“Tiranë u krye! Veliaj i shkarkuar dhe është një gjë që e kemi kërkuar prej kohësh dhe sipas ligjit. Ne nuk i mohojmë të drejtën e fjalës as qyetarëve. Vënia e përjegjësisë ndaj tij duhet të vazhdojë.
Veliaj nuk i ka bërë vetëm ato veprime. Ne si opozitë do vazhdojmë dhe realiteti është kjo, tek e drejta. Erion Veliaj nga ky këshill bashkiak mori verdiktin e tij. Misioni u krye. Ai mori përgjigjen e merituar për dëmet që i ka bërë Bashkisë së Tiranës”, theksoi Alimehmeti.

Advertisement