Connect with us

Politike

Çfarë vlere kanë sherret kur pastaj biem dakort/ Seanca për komisionet, PD dorëzon emrat në Kuvend

Kuvendi do të mblidhet sot për seancën e radhës plenare, pas asaj të 18 shtatorit, ku qeveria e re u votëbesua brenda vetëm 25 minutave, për shkak të kaosit të krijuar nga opozita. Seanca do të nisë në orën 10:00, me rend dite votimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.
Deri më tani janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga PS, ndërkohë që komisionet kanë mbetur jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës. Pas bllokimit që krijoi, PD njoftoi një ditë më parë se kishte dorëzuar emrat për 4 komisionet parlamentare që i takojnë asaj të drejtojë.
PD i kishte caktuar më herët drejtuesit e këtyre komisioneve, si edhe nënkryetarët për ato që drejtohen nga mazhoranca, por nuk i kishte depozituar zyrtarisht në Kuvend, për shkak të kundërshtisë për rregulloren e re.
Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka nuk do të jenë në këtë seancë pasi u përjashtuan për 10 ditë si ndëshkim për kaosin që shkaktuan në seancën ku u votëbesua kabineti i ri qeveritar.
Një ditë më parë, demokratët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për ta kundërshtuar këtë rregullore, e cila parashikon ndarjen e re të komisioneve parlamentare, si dhe për të kundërshtuar krijimin e ministres virtuale Diella. Sipas demokratëve, dekreti i Bajram Begajt që autorizonte kryeministrin Edi Rama për funksionimin e ministres virtuale, bie ndesh me kushtetutën.

KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS DHE EMRAT E KRYETARËVE:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Do të drejtohet nga Milva Ekonomi
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Do të drejtohet nga Ulsi Manja
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Do të drejtohet nga Bledi Çuçi
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Do të drejtohet Anila Denaj
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Do të drejtohet Blendi Klosi
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Do të drejtohet nga Igli Hasani
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD:
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Do të drejtohet nga Luçiano Boci, Evis Kushi (PS) Nënkryetare
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- Do të drejtohet nga Bardh Spahia, Eduard Shalsi (PS) Nënkryetar
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Do të drejtohet nga Jorida Tabaku, Iris Luarasi  (PS)  Nënkryetare
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Do të drejtohet nga Ina Zhupa, Erjon Malaj (PS)  Nënkryetar

 

Advertisement