Politike
Pas shkarkimit të Veliajt, Rama thërret në takim nënkryetarët e bashkisë Tiranë, e pranishme dhe Manastirliu

Kryeministri Edi Rama do të mbajë në orën 18:00 takim në Kryeministri me nënkryetarët e Bashkisë Tiranë.
Takimi vjen në kuadër të shkarkimit të kryetarit Erion Veliaj dhe zgjedhjeve të parakohshme për Tiranë.
E pranishme pritet të jetë edhe kandidatja e PS për postin e kryetarit të Bashkisë, Ogerta Manastirliu.

