Connect with us

Aktualitet

Familjarët ngrenë alarmin në Polici, zhduken dy vajza minorene

Dy vajza minorene kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Kavajë, të cilët u kanë kërkuar ndihmë autoriteteve policore për gjetjen e tyre.

Ato janë larguar nga banesat dhe nuk janë kthyer më. Më konkreti, Policia raporton se ditën e djeshme ka kallëzuar shtetasi L. Z., se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 17-vjeçe, si dhe ka kallëzuar edhe shtetasja E. S., se ka humbur kontaktet me vajzën e saj 14 vjeçe.

“Dje, kallëzoi shtetasi L. Z., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij 17-vjeçe, si dhe kallëzoi shtetasja E. S., se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe.”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e të miturave.

Advertisement