Politike
“Nuk ka zgjedhje, o njerëz! Duhet t’i thërrisni mendjes!”, Andi Bushati kundër pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e Tiranës

Analisti Andi Bushati u deklarua i prerë për qëndrimin që duhet të mbajë opozita në zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki të vendit. Ai u shpreh se opozita nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje sepse e ka të garantuar humbjen e thellë, duke qenë se në Shqipëri është vendosur një sistem autokratik dhe nuk ka garë dhe as zgjedhje.
Bushati: Po si të gjejnë kandidat? Kur e di që do të më vjedhin, do të më masakrojnë, për çfarë të shkoj? Të kem shpresën që do të ketë një garë deri diku të pranueshme, është tallje me vetveten. E mbani mend atë amerikanin që sollën në Himarë? Fitoi Beleri i shkretë, ai Beleri i zi, pastaj atë amerikanin e shaluan. Kjo do të ndodhë prapë, se s’ka zgjedhje. Ata le të futen po të duan, por ta them unë rezultatin që tani: humbje e thellë.
Rakipi: Bushat jemi dakord, po t’i biem kësaj daulleje…
Bushati: Nuk është daulle, është realiteti.
Rakipi: Po t’i biem vetëm kësaj quhet krizë e madhe e opozitës.
Bushati: Opozita e di unë pse nuk duhet të hyjë. Edhe për atë që more ti, Belindin e gjorë dhe s’kishte leje të pëmendte asnjë oligark. Qoftë edhe për këtë. Problemi është se sado normalisht të jetë kjo opozitë, le të mos jetë PD-ja, por ja ish-partia e Panos, Arlind Qori. Do t’i dalë përpara Tom Doshi. Pse do t’i dalë përpara Tom Doshi. Se nuk ka zgjedhje, o njerëz! Duhet t’i thërrisni mendjes. Ai ka paratë nga tenderat, paratë publike, ai do të fitojë. Edhe garën mes të vegjëlve do ta marrë ai që furnizohet me paratë që iu merren shqiptarëve. Harrojeni, se jemi në një teatër absurd. Bëjmë sikur ka demokraci, zgjedhje, votat numërohen, njeri nuk blen, nuk shet, njeri nuk përdor bandat dhe ne komentojnë normalitetin.

