Kronike
Biznesmeni italian gjendet i vrarë në Tepelen, u qëllua me automatik nga një mjet në lëvizje

Një biznesmen italian është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.
Mësohet se një person ka shtënë me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian. Në fillim ka qëlluar në drejtim te gomave dhe më pas në drejtim të tij. Shtetasi italian ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rura Nivicë-Salari.
Biznesmeni rezulton pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Lajm në përditësim…

