Connect with us

Aktualitet

Një përgjigje për pseudointelektualin dhe pseudo shkrimtarin Ben Blushi që i jep të drejtë regjimit fashist të Netanjahut

NJE PERGJIGJE PER PSEUDOINTELEKTUALIN DHE PSEUDO SHKRIMTARIN BEN BLUSHI QE I JEP TE DREJTE REGJIMIT FASHIST TE NATANJAHUT.
Z.Ben Blushi qellimi i letersise eshte qe te predikoje te bukuren shpirterore dhe fisnikerimin e karakterit. Pra efekti i cdo tragjedie sic thote edhe Lesingu eshte te lind heroin tek auditori i cili eshte me i fisnikeruar dhe shpreh revolte kunder burimeve te tragjedise.
Ku eshte elementi fisnik i karakterit tend derisa mbeshtet nje regjim fashist dhe nuk ua njeh te drejten atyre femijeve qe Zoti ua ka dhene te drejten per te jetuar.
Intelektuali eshte nje kategori morale, pra ai eshte zeri i ndergjegjes, ai perfaqeson ndergjegjen dhe moralin e nje shoqerie. Nese ndergjegja e tij arsyeton vrasjen atehere ai ka nje ndergjegje barbare, sepse vetem ne shoqerite barbare vrasjet jane te lejuara.
Ben Blushi nen petkun e shkrimtarit kishte shkruar nje apologji per fashizmin e Natanjahut, ku sipas tyre populli qe po shfaroset ne shek XXI nuk paska te drejte te jetoje. Eshte madje e turpshme per nje shkrimtar te mbroje fashizmin…si ideologji , kur letersia ka per qellim te beje te kunderten ti predikoje vlerat me te larta humaniste dhe qyteteruese.
Gjithe ato femije te vrare rrugeve ne Gaza, perfaqesojne te meten themelore te gjithe epokes moderne, te cilet e hoqen Zotin ne emer te shkences. Shkenca vertete ka bere arritje dhe teknologji, shohim arme te persosura por kur ska ZOT , ato arme po perdoren per te shfarosur femije. Kete tragjedi po e shohim te gjithe dhe askush nuk po u del ne ndihme atyre femijeve te pafajshem qe nuk po u njihet e drejta themelore e ZOtit.
Ketu shfaqet edhe dilema e TEODICES : Ku eshte Zoti te parandaloje shfarosjen e ketyre femijeve te pafajshem, kete pyetje do te parashtronte IVAN KARAMAZOV ??
IVan Karamazov megjithate ishte ateist por ishte humanist : ai tha do te jepja gjithe boterat qe ka krijuar Zoti vetem te mos shoh lote tek femijet“
Pra keto femije kerkojne meshiren e Zotit dhe ndergjegjen e njeriut, por e keqja vjen nga Liria qe u dha Zoti njerezve , liria keqperdoret , prandaj tragjedite ndodhin sepse njerezit e kane larguar Zotin prej zemrave te tyre, prandaj edhe ndergjegja e tyre eshte e zbehte dhe pa ndjenja , sic eshte ndergjegja e Ben Blushit pa asnje dhimbje dhe empati per njerezit e pafuqishem dhe femijet e pambrojtur.
Por tragjedite qe pesuan keto femije ne Gaza , e sollen meshiren e Zotit ne OKB , ku shteti me ushtri me te sofistikuar dhe i mbeshtetur nga elitat me te fuqishme financiare ne sallen e OKB mbeti vetem duke ikur gjithe lideret e ndergjegjshem te shteteve te cilet ne vend te interesave shteterore zgjodhen ti mbeshtesin ndergjegjen e tyre humaniste ku nga e keqja duhet distancuar. Athua gjithe ato lider te shume shteteve qe e lane vetem ne salle ishin injorante ??
Pra ne boten ku jetojme, kapitalizmi dhe paraja e hoqi humanizmin si vlere fundamentale, por eshte koha e lindjes se nje ndergjegje te re qe prap sjell si vlere HUMANIZMIN dhe njohjen e drejtave te lindura qe Zoti ua jep njerezve si te drejta te patjetersueshme.
Te ne meqenese shumica jane te palexuar dhe vuajne nga inferioritei kulturor , per secilin qe nje konjukture e caktuar e promovon ne televizor; si intelektual si shkrimtar mendojne se ai eshte vertete intelektual dhe shkrimtar.
JOO– intelektualet dhe shkrimtaret i dallon nje gje ato jane ne mbrojtje te vlerave humaniste dhe civilizuese, Mesazhet e tyre lidhen me ndergjegjen , me edukimin shpirteror dhe fisnikerues pra ato jane ne mbrojtje te njeriut te rendomte,
Njerezit qe u sherbejne pushteteve nuk quhen intelektual dhe as shkrimtare, por ato qe u sherbejne vlerave me te larta humaniste.
Izraeli po ben nje fushate shfarosese kundrejt nje populli , qe ne shekullin XXI eshte turp , turp i shekullit. Nuk ka ketu pune as feja as ceshtjet e terrorizmit, por ketu kemi te bejme me mosnjohjen e nje te drejte elementare themelore qe vetem Zoti ua jep njerezve te drejten per te jetuar. Kjo e drejte eshte themeli i cdo qyteterimi dhe aty ku nuk njihet kjo e drejte , kemi te bejme me barbarizem.
. Megjithate HUMANIZMI I NJERIUT ESHTE I QARTE DHE THOT QE NGA MOJSEU OSE MUSA “MOS VRIT“
OSE TRADITA PROFETIKE CIVILIZUESE “NESE KE VRA NJE NJERI KE VRARE GJITHE NJEREZIMIN“ Ky eshte themeli civilizues qe dallon nga kultura BARBARE e cila bazohet mbi idene e te fortit dhe te drejten e te Fortit qe misherohet ne dialogjet e Platonit me TRASIMAKUN. SALLA NE OKB mbeti e zbrazur kur u shfaq ne foltore, fashisti Natanjahu.
Eshte nje teze pseudointelektuale dhe jo humane , pra ju mbroni fashizmin e Natanjahut dhe aq me teper nga ajo qe kam lexuar mbi shtetin e Izraelit nga historiani me i spikatur hebre Ilan Pappe gjitha keto pretendime tua pseudointelektuale i hedh poshte, pra shteti i Izraelit eshte nje shtet kolonial dhe nuk ka te beje asgje me hebrenjte e dikurshem madje edhe Bibla eshte falsifikuar vetem per keto te drejta qe flet ti per tu arsyetuar okupimi. Ndersa si shkrimtar te mbrosh nje regjim fashist qe vret njerez dhe femije te pafajshem flet per vlerat morale dhe humane qe ke. Pra edhe si shkrimtar je i ngritur ne nje ambient medioker ku nuk kane ide cka eshte letersia. Letersia nese nuk i sherben fisnikerimit te njeriut, mbrojtjes se vlerave me te larta humane nuk eshte letersie, Jo secili qe shkruan romane eshte shkrimtar. Pseudo intelektual dhe pseudo shkrimtar i fryre ne nje ambient medioker. Nuk ka ketu te beje asgje feja sepse secila fe solli vlera civilizuese si me Jezu Krishtin qe e solli dashurine dhe misherimin e saj per tu reflektuar te njerezit, edhe Islami mbi te parime universale u ngrit nje qyteterim pra mbi idene e sublimes se Profetit dhe te cilat e bartin idene themelore civilizuese : Mos vrit ! Te drejten e jetes e ka vetem Zoti ndersa ketu kete te drejte ti ja jep Natanjahut vetem pse ka bomba dhe artileri dhe ua merr te drejten per te jetuar palestinezeve, ketu e kuptojme se ju madje as natyren e demokracise dhe te drejtave elementare njerezore nuk e njeh. Amerika ne preambulle e ka kete themel : Life , Liberty and Pursuit of Happines. dmth Jeta , liria dhe lumturia jane te drejta te patjetersueshme qe Zoti ua jep njerzeve. Po te lexonte ty Tolstoi dhe Dostojsvski dhe tu thonte dikush se je shkrimtar, ato do te qesheshin me siguri. Pra Tolstoi e ngriti ne si vlere fundamentale ate miresi qe kanje njerezit e thjeshte per te kuptuarn te miren si vlere universale , ndersa Dostojevski e morri Mishkimin si nje simbol te misherimit te dashurise per njeriun. Te ti nuk kemi ketu as te te miren dhe as bukuren shpirterore, ti thjesht je nje produkt i nje sistemi komunist kolektivist qe ne baze te interesave te orientohemi , por si individ je i dehumanizuar totalisht dhe nuk perfaqeson madje as kulturen tone shqiptare e cila qe nga Homeri ka bartur vlera te larta civilizuese. Me respektin per ty, por desha ti bej sfide fodullekut dhe fryrjes qe ben nen petkun e shkrimtarit per ata qe se kuptojne se kujti duhet ti sherbeje letersia. Sepse sipas teje ai popull nuk paska te drejte te jete i lire..ato femije se paskane te drejten e jetes ..Sipas teje gjithe ato femije po e meritojkan vdekjen , ato femije qe skane ide as te fese, as te terrorizmit por vetem e dijne qe nje perbindesh po ua merr jeten. Sikur femija yt te vdiste ne ate menyre mizore cfare do te thoje ?? Morali i Jezusit ishte : duaje fqiun tend ashtu sic e do veten. Morali i Profetit Muhamed ishte : Mos ja bej fqiut nje te keqe qe nuk e do per vete“ Pikerisht ketu eshte themeli i cdo qyteterimi dhe distancimi nga cfo lloj barbarizmi. Nuk e kuptoj se si nje i ashtuquajtur shkrimtar e mbron barbarizmin e shekullit XXI.
Pra pseudointelektuali dhe pseudoshkrimtar predikon fashizmin , eshte turp per te..
Kjo tragjedi nuk ka te beje me fatin e kombin dhe te shteteve, eshte universale eshte ligji i forces mbi ate humanen, mbi ndergjegjen njerezore mbi shkeljen e nje te drejte elementare qe Zoti ua jep njerezve te drejten per te jetuar. Po u shkel kjo e drejte atehere barbarizmi behet nje praktike e gjithe te forteve qe kane shkence per te prodhuar arme por nuk kane ZOT per te treguar meshire per te dobetit,. prandaj kjo e mete e modernitetit , qe hoqen Zotin ne emer te shkences po tregon edhe te meten e saj , ku tragjedite njerezore ndodhin sepse njerezimi po e humb ndergjegjen dhe ate grimcen e meshires qe gjendet ne zemrat e njerezve.
Advertisement