Kronike
Vrasja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë, NTv siguron foton e Edoardo Sarchit

NTV ka siguruar foton 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i cili u gjet i vdekur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.
Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta ndërsa në komisariatin e Gjirokastrës janë shoqëruar 4 persona, Eqerem Braçe së bashku me dy fëmijët e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe si dhe një person i 4-t, emri i të cilit nuk është bërë me dije. Mendohet se këta persona kanë dalë gjatë natës për gjueti pasi kanë qëndruar në shtëpinë e Eqerem Braçes me vendndodhje në Salari.

