Connect with us

Rajon

EMRAT/ Goditja e organizatës shqiptare në Greqi, “koka e grupit” me të shkuar kriminale

Autoritetet greke kanë zbuluar emrat e grupit shqiptar të trafikimit të drogës, të cilët janë goditur nga policia dhe “FBI-ja” greke  gjatë një operacioni të përbashkët.

Siç raportojnë mediat fqinje, kreu i bandës, Fatjon Prendi, 39 vjeç, nuk është një person i panjohur për autoritetet, pasi kishte qenë i përfshirë në vitin 2012 në një tentativë vjedhjeje shtëpie së bashku me 4 të tjerë, ku pati shkëmbim zjarri me policinë, dhe më pas grabiti nën kërcënim armë automjetin e Maki Triantafyllopoulos.

Në atë rast ai u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje, grabitje në bashkëpunim, tentativë grabitjeje në bashkëpunim dhe shkelje të ligjit për armët.

Ndërkohë, bashkë me Fatjon Prendin, në pranga ranë edhe Elson Ndreca (36 vjeç), Brisejda Cami (35), Pashke Gega (73), Zoje Ndoj (35) dhe Arben Mashi (50), ky i fundit me precedentë penalë për trafik droge, armë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Në banesat dhe ambientet që përdorte grupi u gjetën edhe peshore elektronike, celularë dhe mjete të tjera të përdorura për shpërndarjen e drogës. Fitimi i parashikuar nga tregtimi i drogës kapte vlerën e mbi 8 milionë eurove.

Roli i anëtareve të organizatës:

Fatjon Prendi, si kreu, që kishte marrë përsipër koordinimin e veprimeve të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, sigurimin e nevojave të plantacioneve dhe mbikëqyrjen e përparimit të tyre, transportin dhe trafikun e drogës, gjetjen e klientëve, marrjen e fitimeve, sigurinë e mjeteve të transportit të organizatës kriminale, si dhe lëvizjen e sigurtë të punëtorëve në dhe nga plantacioni.

Elson Ndreca si zëvendëskreu, mbikëqyrte plantacionin, marrte përsipër transportin e mjeteve dhe materialeve të nevojshme për kultivimin e bimëve kanabisi, kujdesej për furnizimet dhe ushqimet e nevojshme për jetesën e kultivuesve që ndodheshin brenda plantacionit, mbikëqyrte e zhvillimit të bimëve, ruajtjen e plantacionit dhe mbikëqyrjen e “punëtorëve” që ndodheshin brenda tij.

Brisejda Cami ishte ngarkuar me gjetjen e vendit ku do ruhej droga, ruajtjen dhe sigurimin e saj, si dhe me organizimin e lëvizjeve të sigurta të kreut të organizatës brenda Atikës.

Zoje Ndoj mbante një pjesë të parave të organizatës kriminale, si dhe ruante dhe fshihte pajisjet e telefonisë për komunikim ndërmjet anëtarëve.

Pashke Gega kishte vënë në dispozicion shtëpinë e saj për ruajtjen e drogës (depozitë).

Pas hetimeve, mëngjesin e 25 shtatorit, u zbulua në një zonë të thellë pyjore pranë fshatit Peleta, në Arkadi, se kultivoheshin 1.640 bimë kanabisi me lartësi që varionin prej 150 deri në 280 centimetra, të cilat u nxorrën me rrënjë dhe konfiskuan.

Në të njëjtën zonë, brenda plantacionit, u gjetën 107 qese plastike jo uniforme që përmbanin kanabis të papërpunuar, me peshë totale 1 ton dhe 161 kilogramë, lëndë e mbledhur nga plantacioni dhe e destinuar për trafikim.

Në një kontroll në shtëpinë që Fatjon Prendi, Elson Ndreca dhe Brisejda Cami posedonin së bashku,  për llogari të anëtarëve të tjerë të organizatës, u gjet një paketë plastike që përmbante kokainë 3,3 gramë me qëllim trafikimin.

Gjithashtu ata u kapën me një pistoletë dhe karikatorin e saj, shtatë fishekë me kalibër të panjohur, një pajisje elektrike gjeneruese shoku (stun gun) në formë shkopi.

Në një kontroll tjetër ligjor në shtëpinë Pashke Gega dhe Brisjeda Camit u gjetën:

Në po këto kontrolle u kapën gjithashtu në emër të Fatjon Prendit:

Në kontrollin në shtëpinë e Arben Mashit, u arrestua ky i fundit duke mbajtur një thikë me tehe 11 cm, me ngjyrë të verdhë. Gjithashtu u vërtetua se ai qëndronte në Greqi në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin ligjor.

TOTALI I SAKSIVE TË SEKUESTRUARA:

1.640 bimë kanabisi me lartësi 150–280 cm

Kanabis i papërpunuar me peshë 1 ton, 161 kilogramë dhe 161 gramë

Metamfetaminë kristalore (MDMA) 10 gramë

Një (1) armë automatike Kalashnikov me dy karikatorë

Një (1) granatë dore F1 e tipit mbrojtës e origjinës lindore

Njëqind e tridhjetë e katër (134) fishekë me kalibra të ndryshëm

Një (1) pajisje elektrokoke (stun gun)

Shuma monetare prej 16.120 euro, 1.900 lekë shqiptarë, 70 paundë britanikë, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zvicerane

12.250 euro në kartëmonedha 50 € të falsifikuara

Pajisje për kultivimin e bimëve kanabisi (makina prerëse, 6 palë doreza, një palë syze plastike pune, një kopa, një lopatë, një qese plehu, copë gome vaditëse, shumë çanta magazinimi)

Advertisement