Connect with us

Kronike

U morën në pyetje për vrasjen e biznesmenit italian, lirohen nga policia dy vëllezërit Braçi

Pasi janë mbajtur përgjatë gjithë ditës së djeshme në ambjentet e policisë Gjirokastër, duke dhënë shpjegime të hollësishme, aktualisht dy vëllezërit Danjel dhe Gazmend Braçi si dhe babai i tyre, Eqerem Braçi.

Lajmi për lirimin e tre anëtarëve të familjes Braçi është mësuar nga gazetari Elton Qyno, i cili ka mësuar nga burime të sigurta se tre personat e dyshuar nga policia tashmë janë liruar pasi ndaj tyre deri në këtë fazë të hetimit nuk janë gjendur prova për implikim në krim.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së biznesmenit italian ndodhi mëngjesin e djeshem në një fshat të Tepelenës, ku Edoardo Sarchi, mbeti i vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Sarxhi ka marë vetëm një plumb në aortën e brendshme të këmbës, duke pësuar hemoragji të madhe gjaku, e për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

Ndryshe nga sa raportuan mediat se italiani ishte goditur me dru në kokë, para se të qëllohej me armë, ekspertiza mjeko-ligjore nuk e vertetoi këtë fakt.

Italiani Sarchi dhe familja Braçi nga Levani i Fierit janë bashkë aksionerë në një fabrikë tullash në Tiranë.

Së bashku ata kishin shkuar në fundjavë në zonën e Tepelenës për të gjuajtur lepura dhe derra të egër.

Por fundjava përfundoi në tragjedi, pasi një person ende i paidentifikuar ka qëlluar drejt 4 personave nga një kënd nga poshtë lart, ku plumbat e armës kanë prekur në këmbë shtetasin italian dhe një plumb ka çpuar gomën e makinës.

Aktualisht hetimet për këtë ngjarje vijojnë, por në vengjarje policia mësohet të mos ketë sekuestruar asnjë gëzhojë të armës me të cilën u realizua krimi./OraNews

Advertisement