Kronike
“Më jep 800 euro ose…”/ Kanosi 18-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu

Një 32-vjeçar nga Pogradeci është shpallur në kërkim nga Policia, pasi akuzohet se ka kanosur një të ri 18-vjeçar për t’i paguar një shumë prej 800 eurosh.
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë referuar materialet në Prokurorinë e Korçës, duke nisur procedimin penal ndaj M. B., 27 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur A. Sh., 32 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Hetimet u nisën pas kallëzimit të të riut, i cili ka deklaruar se 32-vjeçari e kishte telefonuar dhe kërcënuar, duke i kërkuar që t’i jepte shumën e parave për t’ia dorëzuar shtetasit M. B. Ky i fundit ndodhej në të njëjtin furgon me të, gjatë udhëtimit nga Selaniku drejt Pogradecit.
Policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e 32-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale janë në dorë të Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

