Kosova
Trump do ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi, por i duhen partnerë serioz, jo Albin Kurti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në vlerësimin e ish-zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, mund të luaj një rol vendimtar në raport me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që kjo të ndodhë, sipas tij, fillimisht në Kosovë ai duhet të ketë partnerë seriozë dhe mbështetës.
Kosova, beson ish-ambasadori i SHBA-ve në Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnje e Hercegovinë, ka nevojë për një lidership të aftë për të bashkëpunuar me partnerët e saj, përfshirë Amerikën, nëse dëshiron të bëjë përparim drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
I pyetur npër vendimin e SHBA-ve për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, Moore, potencon se ky vendim është shumë serioz, dhe vije si rezultati i refuzimit të vazhdueshëm të Albin Kurtit ndaj kërkesave të Administratës Amerikane.
I pyetur se sa serioze është vendimi i Uashingtonit për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën? Jonathan Moore tha se “Ky është një vendim shumë serioz qe vjen si rezultat i një periudhe të gjatë mosbindjeje nga Albin Kurti, refuzimit të tij të vazhdueshëm ndaj kërkesave të qeverisë së SHBA-së.
Duke iu pergjigjur pyetjes nese Donald Trump do të luajë një rol vendimtar në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Moore potencoi se Presidenti Trump tashmë është angazhuar drejtpërdrejt në këtë çështje.
“Ai mund të zgjedhë ta bëjë përsëri. Të pasurit e partnerëve seriozë dhe mbështetës në Kosovë do ta bënte këtë më të mundshme” – deklaroi Jonathan Moore

