Kronike
40 minuta nën breshërinë e armëve/ Vrasja e biznesmenit italian, autori i ndoqi dhe u zuri pritë në Qafën e Dilanit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur pas mesnatës së 26 shtatorit në Qafën e Dilanit. Ka qenë një konflikt i nisur për shkak të dritave të gjata që sipas autorit italiani i kishte lënë ndezur teksa kalonte në një rrugë dytësore, dhe që ai pretendon se e kanë verbuar.
Më pas autori i identifikuar si Kamber Sulçaj ndoqi dy makina dhe u zuri pritë në vendin e njohur si Qafa e Dilanit.
Më pas ai ka qëlluar automjetet dhe pasagjerët kanë dalë nga automjetet dhe janë hedhur në kanal. 44-vjeçari italian ka qenë i vetmi që nuk ka arritur të hidhet, duke mbetur për 40 minuta i bllokuar nën breshërinë e plumbave, pasi çdo lëvizje e tij bënte që autori të qëllonte.

