Kronike
Masakër/ Hakmarrje e bandave të drogës? I riu shqiptar gjendet i varur nga koka në një tabelë rruge në Bruksel

Një ngjarje e rëndë tronditi Brukselin më 28 shtator! Trupi i një 29-vjeçari me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një tabelë sinjalizuese në rrugë.
Trupi i të riut u gjet pranë qendrës tregtare “Westland Shopping”. Kjo zonë konsiderohet si një nga vendet ku ka lëvizje të lartë të trafikantëve të drogës në Bruksel.
Mediat belge raportojnë se nuk ka prova për ndonjë lidhje direkte mes viktimës dhe ndonjë rrjeti kriminal, por autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë edhe atë të vetëvrasjes. Sakaq, gazeta belge ‘La Capitale’, duke cituar burime të mirëinformuara, raporton se ngjarja i ngjan shumë metodave të përdorura nga bandat meksikane, të njohura për brutalitetin ndaj kundërshtarëve dhe tradhtarëve.

