Connect with us

Aktualitet

Zbulohet data e fundit kur Altin Dumani raporton si kryeprokuror i SPAK në Kuvend

Më 14 tetor, në një mbledhje të përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike si dhe Komisionit për Nismat Qytetare dhe Mbikëqyrjen Institucionale, do të mbahet raportimi i institucioneve të drejtësisë për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024.

Ndër ta, pritet të jetë edhe raportimi i fundit i Altin Dumanit në detyrën e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi mandati i tij në krye të këtij institucioni ka përfunduar.

Përveç SPAK, në seancën dëgjimore do të raportojnë edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë.

Fillimisht, raportimet e institucioneve të pavarura të drejtësisë ishin planifikuar të zhvilloheshin në pranverë, por për shkak të zgjedhjeve parlamentare, procesi u shty për në vjesht

Advertisement