Kronike
Mashtroi të rinjtë duke u prezantuar si prokuror i SPAK, Gjykata e Sarandës lë në burg Alban Muçon
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Alban Muçon, pasi dyshohet se ka mashtruar disa të rinjë duke ju premtuar vende pune në institucionet publike. Muço u ishte prezantuar atyre si prokuror i SPAK. Ai akuzohet për veprën penale “mashtrimit dhe përvetësimit të titullit”.
Alban Muço, u kishte premtuar një pagë prej 2800 eurosh, të rinjëve si dhe shpenzime të tjera, të cilat sipas tij do të paguheshin nga Prokuroria e Përgjithshme. Gjatë seancës para trupës gjykuese, avokati i tij Armand Çaushi ka kërkuar që ti caktohet një masë më e lehtë sigurie. Kjo pasi sipas tij, Muço nuk ka sjellë asnjë pasojë të rëndë mbi të rinjtë apo cënim pasurie ndaj tyre. Sipas avokatit, ai po jetonte në një fazë deluzionale, ku mendonte se ishte prokuror.
“Klienti im ka pretenduar se po jetonte në një fazë deluzionale, që mendonte se ishte prokuror, por që pretendon se nuk ka sjellë asnjë pasojë të rëndë apo pakësim të pasurisë së personave të tjerë”, tha Çaushi.
Kjo kërkesë nuk është ësgtë panuar nga gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Alban Muço./