Aktualitet
Shtohen masat e sigurisë/ Ministrja e Brendshme: Do ndalojmë përkohësisht lëvizjen e monopatinave në rrugë
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë vendim që të ndalojnë qarkullimin në rrugë të monopatinave elektrike për shkak të shtimit të aksidenteve. Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. Ministrja Koçiu theksoi se arsyeja e ndalimit është për shkak se cenojnë sigurinë publike dhe se do të jetë ndalim i përkohshëm, deri në hartimin e një plani të qartë.
“Kemi marrë një sërë ankesat nga qytetarët rreth rrezikut që monopatinat përfaqësojnë, sidomos për të miturit dhe të moshuarit që lëvizin në rrugë, por dhe vetë përdoruesit. I kam kërkuar Policisë së Shtetit, të pezullohet përkohësisht lëvizja e monopatinave elektrike. Të gjitha ata që e shohin monopatinën elektrikë si një mënyrë biznesi për dhënien me qira, ta kenë të qartë të mos investojnë.
Lejimi, pas përfundimit të këtej procesi, do të jetë i vlefshëm për përdorim vetjak. Do hartojmë rregulla të qarta për të gjithë, do qartësojmë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdorë, kriteret e moshës së përdorimit, po ashtu masat mbrojtëse, ndriçimi dhe shpëjtësia e lejuar,” tha Ministrja e Brendshme Albana Koçiu.
Kreu i Policisë Ilir Proda, bëri të ditur nga e hëna policia do të përfshihet në një operacion për ndalimit të qarkullimi të këtyre mjeteve dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.
“Që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve dhe prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces. Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike. Mjafton të përmendim faktin që vetëm për vitin 2024 janë 991 raste të raportuar nga Urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka patur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda