Connect with us

Kosova

Heshtja ndaj Milan Radoiçiçit është borxh që Serbia do ta paguajë një ditë

Ndonëse gjendet në listën e kërkimit të Interpolit dhe është përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq mbetet pa aktakuzë të ngritur, me një masë të zgjatur nga Gjykata e Lartë në Beograd, që e ndalon largimin e tij nga Serbia.
Ai vazhdon të jetë i lirë, madje vetë qytetarët serbë kanë filluar të ankohen se po paraqitet si udhëheqës i një grupi që kërcënon e frikëson të gjithë ata që nuk e përkrahin pushtetin.
Ekspertë të sigurisë në Serbi vlerësojnë se kërcënimet që qytetarët i marrin nga ish-kryetari i Listës Serbe tregojnë mungesë të vullnetit institucional për t’u përballur me strukturat kriminale.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, për të cilin ekziston urdhër-arrest, nuk nguron të marrë pjesë në forma të hapura duke kërcënuar e frikësuar qytetarët që nuk përkrahin politikën aktuale.
Këtë e ka pohuar edhe kryetari i Partisë Demokratike opozitare, Srgjan Millivojeviq, duke nënvizuar se e gjithë kjo ndodh me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Ekspertë të fushës së sigurisë vënë në pah se kjo tregon mungesë të vullnetit institucional për t’u përballur me strukturat kriminale.
Lluka Jovanoviq, avokat nga Forumi për Siguri dhe Demokraci tha se “Bashkësia ndërkombëtare ka kujtesë të gjatë. Rasti Radoiçiq mbetet borxh që Serbia nuk do ta mund ta shmangë. Heshtja institucionale sot është grumbullim borxhesh që shteti do të duhet t’i paguajë një ditë”

 

Advertisement