Connect with us

Kosova

Albin Kurti ‘ngec’ me numrat/ Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja në 7 dhjetor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve , sepse, sipas tij, as kryeministri në detyrë, Albin Kurti, as të tjerët nuk i kanë numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë e re të Kosovës.

“Ai i ka edhe disa dite afat të bëj qeverinë, por unë jam i bindur që nuk i ka numrat, dhe afatet janë të tilla që mund të përfundojmë në zgjedhje mes të 30 nëntorit dhe 14 dhjetorit, ndoshta më 7 dhjetor” – keshtu ka deklaruar Krasniqi në një konferencë për media

Kurti, i cili është mandatuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e qeverisë, ende nuk i ka nisur negociatat me udhëheqësit e subjekteve të tjera parlamentare për krijimin një koalicioni qeverisës, kur kanë mbetur edhe 11 ditë deri në përfundimin e afatit kushtetuese për prezantimin e përbërjes dhe programit qeverisës.

Ndryshe, ai do të ketë nevojë për të paktën 61 vota në Kuvendin e Kosovës prej 120 deputetësh për të marrë mandatin e tretë në krye të ekzekutivit kosovar, duke qenë se në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia e tij ka arritur të fitojë vetëm 48 ulëse.

Advertisement