Rajon
Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe punëtorit shqiptar/Dalin PAMJET nga atentati i parë ndaj 68-vjeçarit
Një video që regjistron sulmin e parë ndaj pronarit 68-vjeçar të kampingut në Foikounda, disa ditë para se ai të vritej brenda biznesit të tij është publikuar. Pamjet e publikuara nga mediat greke tregojnë autorin e dyshuar duke sulmuar dhe duke e ndjekur 68-vjeçarin për ta grabitur më 7 shtator.
Siç shihet edhe në pamje, autori duket se po e ndjek dhe po e qëllon me një pushkë. 68-vjeçari arratiset dhe shkon te makina e tij, por autori e ndjek. Për rreth 1 minutë shihet bashkëpunëtorin duke ndjekur pronarin e kampingut i cili në fund arriti të arratiset.
Më pas autori i krimit largohet me një motor që e la në një vend të shkretë. Sakaq, hetimi po vazhdojnë ndërsa provat pritet të hedhin dritë nga deklasifikimi i bisedave.
Klioni për të parë videon.