Kronike
Qëlloi për vdekje 33-vjeçarin që i vrau shokun, zbulohet emri i autorit të shpallur në kërkim
Daniel Pepa është autori i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë në Manëz të Durrësit.
Një konflikt për përfunduar me dy të vrarë në Manëz të Durrësit. Ngjarja e rëndë është shënuar pranë një karburanti rreth orës 01:45, ku 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. 21-vjeçari është shpallur në kërkim.Ende nuk dihen ende motivet, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.
Një konflikt për përfunduar me dy të vrarë në Manëz të Durrësit. Ngjarja e rëndë është shënuar pranë një karburanti rreth orës 01:45, ku 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim. Ende nuk dihen motivet, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë. Mësohet se njëri prej viktimave dhe një tjetër kanë shkuar në ambientet e lokalit, duke i kërkuar kamarierit një kafe, por ky i fundit u ka thënë se ekspresi është i fikur. Një tjetër që ka qenë në lokal është indinjuar pasi personat kanë pasur debat me kamarierin fillimisht se pse nuk po u bënte kafen. Kamarieri nuk është as viktimë dhe as i plagosur në konflikt.