Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Braktisi foshnjën pesë muajshe në banesë, vendoset nën hetim 20-vjeçarja nga Indonezia

Ayu Putri, 20 vjeç me origjinë nga Indonezia ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur. 20-vjeçarja jetonte së bashku me shoqet e saj në një banesë me qera në kryeqytet. Ajo kishte ardhur në Shqipëri së bashku me shoqet e saj katër muaj më parë. Bëhet me dije se ato punonin si pastruse në disa lokale në Tiranë.

20-vjeçarja indoneziane ka qënë pesë muajsh shatatzënë në kohën që ka ardhur në Shqipëri. Shoqet e saj kanë gjetur foshnjën në banesë dhe kanë lajmëruar menjëherë pronarin e banesës me qera dhe më pas policinë. Foshjna është dërguar në spital, për të parë nësë ka pësuar ndonjë problem shëndetësor, ndërsa bëhet me dije se gëzon shëndet të mirë. Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë ndaj nënës 20-vjeçare. Gjithashu janë vënë nën hetim edhe katër shoqet e saj, pasi nuk kanë treguar menjëherë krimin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. Ë., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin.

Advertisement