Kronike
Goditi me thikë 35-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet autori i ngjarjes
Policia ka arrestuar një 45-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua pasi ka goditur me thikë një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka shoqëruar 45-vjeçarin drëjt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. L., 45 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 45-vjeçari ka goditur me një mjet prerës shtetasin E. M., i cili gjatë konfliktit e ka goditur me grushte 45-vjeçarin. Aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia