Connect with us

Aktualitet

Kërcënuan me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Një konflikt mes fqinjëve në Shkodër ka përfunduar me kërcënime me armë zjarri dhe me një arrestim. Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin Meigan Brajoviç, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër person, 22-vjeçarin A. G., të dy banues në Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Tafilica”, dy të rinjtë kanë kanosur me armë pistoletë fqinjin e tyre, shtetasin E. K.. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar njërin prej autorëve në flagrancë.

Dyshohet se 22-vjeçari, sapo ka parë policinë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Meigan Brajoviç, 37 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë.

22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.”, njofton policia.

Advertisement