Connect with us

Aktualitet

Gledis Nano fiton betej ligjore me qeverinë shqiptare, detyrimi për ta paguar deri në fundin e mandatit 5 vjeçar

Gledis Nano, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pas shkarkimit të tij nga detyra, që gjykata e ka cilësuar si të padrejtë.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit është dhënë më 26 qershor 2025, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, i cili e shpallte të paligjshëm shkarkimin e Nanos nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sipas vendimit, qeveria dhe Ministria e Brendshme janë të detyruara ta trajtojnë Nano-n me pagë deri në përfundim të mandatit 5-vjeçar dhe ta sistemojnë në strukturat e Policisë së Shtetit ose në funksione të tjera të përshtatshme.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri Edi Rama kanë paraqitur rekurs ndaj këtij vendimi, duke kërkuar shfuqizimin e tij.

“Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Brendshme kerkojnë shfuqizimin e vendimit nr. 580, dt. 31.08.2022, te Këshillit te Ministrave. Detyrimin e palës se paditur te trajtoje me page paditësin deri ne përfundim te mandatit 5 vjeçar si dhe sistemimin e tij ne strukturat e Policisë se Shtetit apo funksione te tjera. Dhënien e vendimit me ekzekutim te përkohshëm sipas nenit 317 te K.Pr.Civile”.

Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Në atë kohë, kryeministri Rama deklaroi publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen, ndërsa arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”.

Advertisement