Kronike
“Ma mbylle derën ore qen”/ Djali vrau të atin, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin: Më pa në bisht të syrit…
“Ma mbylle derën ore qen”, kështu iu është drejtuar e ëma 25-vjeçarit, Marjan Kodheli i cili masakroi me thikë babain e tij mesditën e 28 Tetorit në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Nëna e të riut, tregoi se u përball me të birin në komisariat.
Ajo theksoi se Marjani nuk foli fare, por vetëm e pa me bisht të syrit, ndërsa shtoi se nuk ka mundësi financiare për t’i gjetur avokat dhe psikolog.
“Kur isha në polici i thashë “ore qen ma mbylle derën”, nuk foli fare vetëm më pa në bisht të syrit.
T’i gjeja avokat dhe psikolog do ishte ndihmë e madhe për mua, por skam mundësi”, u shpreh ajo.