Connect with us

Aktualitet

Goditi me grusht këshilltarin e bashkisë, arrestohet 27-vjeçari

Arrestohet 27-vjeçari Kevi Muçllari që goditi me grusht këshilltarin e bashkisë së Pogradecit.

“Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin K. M., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke e goditur me grusht.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement