Connect with us

Kronike

Kallashë dhe pistoletë në makinën e djegur të autorëve/ Atentati ndaj Gilmando Danit, mikut te Shullazit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Sheqeri.

Automjetin e autorëve u gjetën katër armë, tre prej të cilave kallashnikovë dhe njëra pistoletë.

Ndërkohë që automjeti që ishte shënjestër e autorëve dhe me të cilën lëviznin Dani dhe Sheqeri, u mor nga ekspertët ku do t’i kryhet ekspertiza ligjore.

Aksi ku ndodhi atentati është ende i bllokuar, edhe pse nga koha e ngjarjes kanë kaluar tashmë më shumë se gjashtë orë.

Advertisement