Aktualitet
“Bëjuni test alkooli”/ Dy policët e dehur përfshihen në aksident, qytetarët: Patrulla i mbrojti
Disa qytetarë të Kamzës kanë denoncuar në redaksinë tonë një ngjarje të ndodhur së fundmi, ku sipas tyre dy efektivë policie janë përfshirë në një aksident në gjendje të dehur, ndërsa kolegët e kanë ndërhyrë për t’i mbrojtur.
Sipas dëshmisë së qytetarëve, dy policët që udhëtonin me një automjet tip “Mercedes-Benz” ishin në gjendje të dehur dhe mezi qëndronin në këmbë. Në kryqëzimin e një rruge ata janë përplasur me një mjet tip “BMW” që drejtohej nga një i ri rreth moshës 22-23 vjeç dhe duke qenë vetë fajtorë dhe në gjendje të dehur, efektivët kanë tentuar ta “zgjidhin” situatën në mënyrë jozyrtare.
Por në ato momente, në vendngjarje ka mbërritur një tjetër patrullë policie, e cila, sipas dëshmitarëve, në vend që të merrte masa ndaj kolegëve të dehur, tentoi t’i mbronte ata. Qytetarët që ndodheshin aty kanë kërkuar që policëve t’u bëhej testi i alkoolit, por, sipas denoncimit, kjo nuk ndodhi, ndërsa efektivët u kërkuan njerëzve të mos ndërhynin.
Ata thonë se policia tentoi ta paraqiste të riun si fajtor për incidentin, duke pretenduar se ai kishte hyrë në krahun e kundërt të rrugës. Megjithatë, ata theksojnë se kamerat e sigurisë në zonë funksionojnë dhe mund të provojnë të kundërtën, pasi segmenti ku ndodhi ngjarja është gjithmonë i bllokuar nga automjete.
Qytetarët i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit që të mos mbrojë efektivët e përfshirë, por të zhvillojë hetime të plota për ngjarjen, duke theksuar se i riu që drejtonte “BMW”-në është marrë me forcë nga policët dhe futur në makinën e tyre, jo në automjetin zyrtar të policisë, për ta “qetësuar” situatën dhe për të shmangur përgjegjësinë.
Ata kërkojnë që e vërteta të dalë në dritë dhe që drejtësia të mos mbulohet nga ‘solidariteti’ mes uniformave blu.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje joq! Sot ne Kamez 2 polic me makinen mercedes benx ishin bere tap me raki dhe mezor qendrronin ne kembe dhe ne bmw ishte nje djal rreth moshes 22-23vjec dhe policet i thonin hajde me neve edhe ta zgjidhim kete muhabet nderkohe qe ne ato momente vjen policia e cila normalisht do mbroj koleget e vet. Qyetaret bertisnin ti benin testin e alkolit dhe policia thote mos nderhyni qe te mbroj koleget e vet dhe per te ber djalin te ndihet me faj ne momentin e aksidentit policia i jep makines indjetro. Po harroj se kamerat ne ate zone funksionojn dhe pasi ne krahun ku bmw do dilte eshte gjithmone e zene me makina dhe polict i thone qe ti je gabim sepse ke hy ne krahun e kundert.
Nderkohe qe krahu i shoferit te bmw eshte e bllokuar gjithmone. I beje thirrje Policia shteti mos mbroni koleget tuaj per te ber djalin e shkret me faj sepse te gjith kerkonin ti benit testin e alkolit dhe ju nuk e bete ate. Ju lutem postojeni sa me shpejt. Faleminderit dhe mbrapa makines kishin futur djalin qe kishte bmw dhe ai donte te dilte nga makian dhe ato e kapnin nga krahu duke i thene na ngjo 2minuta per ta manipuluar. Ju lutem jepini te drejten djalit jo policia te mbroj koleget e vet Djalin e moren ne makinen benx jo te policis dhe u nisen per ne komisariat vetm qe te shpetonin koken e tyre polict duke kujtuar se nuk do i filmonte kush