Connect with us

Politike

Manjani: Salianji është kandidat potencial për kryetar të PD

Juristi Ylli Manjani komentoi  takimin e disa prej figurave të spikatura të PD si Ervin Salianji, Aulon Kalaja etj., që në media u komentua si një lëvizje e re brenda të djathtës.

Manjani u shpreh se ky është një zhvillim shumë pozitiv në mjedisin politik, ndërsa theksoi se sipas tij Ervin Salianji është kandidat potencial për kryetar të PD.

‘Të gjithë këta emra janë fytyra shumë më pak të konsumuara se sa çdo anëtar i kryesisë së PD-së sot, me në krye Sali Berishën. Kjo është një gjë e mirë dhe, nëse ky grup zgjerohet, ka vetëm vetëm gjëra të mira në mjedisin politik dhe asgjë të keqe.

Së dyti, nuk shoh asgjë të keqe në këtë situatë; madje shoh Ervin Salianjin si një kandidat zyrtar potencial për kryetar të Partisë Demokratike. Në të gjitha lëvizjet e tij ai e tregon këtë gjë, tregon se ka ambicie, dhe shumë mirë që e ka, sepse është gjëja më normale të ketë një ambicie të tillë.

Këtu nuk është çështja që PD duhet të ndjekë moshën e Saliut. Salianjin e shoh si kandidat zyrtar real të PD dhe është diçka positive në këtë mjedis.

Tani, nëse fiton apo jo, këtë nuk e di; kjo u takon atyre që vendosin. Por do të ishte një zhvillim pozitiv të kishim një Parti Demokratike me emra të rinj, me lëvizje të reja, me teza të reja dhe me mendime të reja dhe në këtë nuk ka absolutisht asgjë të keqe’, tha Manjani.

Advertisement