Politike
FOTOLAJM/ Plas gallata në rrjet: Publikohet leja e Salianjit nga Berisha për të pirë kafe me shokët
Takimi i Ervin Salianjit me një grup kandidatësh të primareve dhe për deputet në zgjedhjet e 11 Majit është shoqëruar me diskutime dhe kritika në opinionin publik.
Madje, një ditë më parë ishte vetë Berisha ai që e theu heshtjen dhe iu përgigj interesit të gazetarëve duke u shprehur se takimet në kafe nuk meritojnë koment.
Në rrjetet sociale po qarkullon një vërtetim i Berishës, sipas të cilit është ai që i ka dhënë leje Ervin Salianjit për të pirë kafe me shokët.
Kuptohet që është humor, por në atë parti kufiri midis humorit dhe të vërtetës është thuajse i padukshëm./nl/TemA
