Kronike
Aksident në Tiranë/ Autobusi i Unazës tenton të shmangë biçikletën, përplaset me makinat e parkuara
Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa makina të parkuara.
Nga informacionet e mësuara, shoferi tentoi të shmangte një biçikletë që i kishte dalë përpara dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre makina të parkuara.
Nga aksidenti mësohet se ka vetëm dëme materiale.