Kosova
LVV-ja në qendër të kritikave amerikane
Brenda pak muajve Lëvizja Vetëvendosje u mbajt përgjegjëse ekskluzive nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është fjala për pezullimin për një kohë të pacaktuar të Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën dhe moscertifikimin e Listës Serbe nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Më 12 shtator, SHBA-ja tha se po e pezullon Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë, e cila, sipas tyre, ka “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”.
Ky veprim asokohe u ndërmor pak orë pasi e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, vlerësoi se deklaratat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ku sulmohej Gjykata Kushtetuese kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë.
Komisioni Qendror Zgjedhor, të martën, refuzoi sërish certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetori. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime.
Në këtë kontekst, SHBA-ja këtë tentim të LVV-së e cilësoi si tentim “përçarës” dhe si përpjekje të “ngusht si vizion”.
LVV-ja në disa raste synoi të pengoi certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet përmes procedurave administrative në kuadër të KQZ-së. Në të gjitha rastet Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëroi KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe.
Në dy këto raste vërehet një gjuhë jashta konturave diplomatike ku SHBA-ja bën përgjegjëse direkt LVV-në përkundër që vite më herët në raste të ngjashme një gjë e tillë mënjanohej.