Kosova
Me rikthimin e Andrej Babis, Kosova rrezikon tërheqjen e njohjes nga Çekia
Babish ka marrë në koalicion partinë pro-ruse të ekstremit të djathtë “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” që ka bërë thirrje për largim nga Bashkimi Evropian dhe NATO. E pjesë e koalicionit është edhe subjekti i ri euro-skeptik “Motoristë për Vetëveten” që kohën e fundit ka fituar rëndësi në politikën çeke, duke nxitur drojë në Bruksel për mundësinë e rritjes së aleancave anti-establishment në Evropë.
Raportet midis Çekisë dhe Kosovës janë njollosur nga axhenda pro-serbe e ish-presidentit çek, Millosh Zeman, duke qenë se gjatë mandatit të tij, ai kishte deklaruar se “nuk e pëlqen Kosovën” dhe “do të propozojë” që qeveria çeke të tërheqë njohjen, duke ushtruar presion edhe ndaj Babishit, i cili, kishte konfirmuar se do të shtynte përpara tërheqjen e njohjes nën arsyetimin se njohja ishte “gabim diplomatik” i Çekisë.
Por, shumë analistë kanë konsideruar se edhe pse frekuencat mund të ndryshojnë dhe kritikat të shtohen, posaçërisht në çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës në BE, qëndrimi zyrtar i Pragës ndaj Kosovës nuk pritet të ndryshojë.
Ndryshe, përplasja e parë në politikën çeke për Kosovën ndodhi para ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999. Vaclav Havel, presidenti i atëhershëm i Çekisë, luajti një rol kyç në formësimin e qëndrimit të të gjerë të çekëve, duke triumfuar mbi qëndrimet e udhëheqësve të dy partive kryesore që pas tij arritën të bëheshin presidentë të Çekisë.