Connect with us

Bota

Izraeli po na vjedh retë/ Irani i goditur nga thatësira fajëson armikun

Pa frikën se mund të tallen, zyrtarët dhe gjeneralët e Teheranit pretendojnë se mungesa e reve dhe borës në vend është për shkak të ndonjë mashtrimi nga ana e armikut të pabesë – Izraeli.

“Ndryshim i dyshimtë klimatik.” Ky është mendimi i gjeneral brigade iranian Gholam Reza Jalali.

“Është sikur retë që hyjnë në qiellin iranian nuk mund të lëshojnë shi,” – deklaroi ai në një takim publik mbi strategjitë e mbrojtjes kombëtare.

Një fakt aq i çuditshëm sa nuk mund të jetë rastësi.

Në të vërtetë, “Është një shenjë e ndërhyrjes së huaj: disa studime shkencore e vërtetojnë.”

Dhe në Iran, ndërhyrja e huaj është një mënyrë tjetër për të folur për ndërhyrjen izraelite.

Ahad Vazife, drejtor i Institutit Kombëtar të Meteorologjisë, i mohon pretendimet e gjeneralit:

“Ai ndoshta ka dokumente për të cilat unë nuk jam në dijeni; por bazuar në meteorologji, nuk është e mundur që një vend të devijojë borën ose retë.” Sipas meteorologut, Irani po vuan nga një thatësirë ​​e zgjatur, por ky është një trend global. “Ngritja e këtyre dyshimeve nuk zgjidh asnjë problem; në fakt, do të na pengojë të zgjidhim situatën dhe të gjejmë zgjidhjet e duhura.”

Advertisement