Connect with us

Aktualitet

Topi i Artë” shkon për Bekim Balajn, Gjimshiti zgjidhet më i miri nga shokët e Kombëtares/ Si u ndanë çmimet në mbrëmjen gala

Në një mbrëmje gala u mbajt në Teatrin e Operës dhe Baletit, aty ku u ndanë çmimet e më të mirëve në futbollin shqiptar.

Trofen kryesor, atë të “Topit të Artë” e fitoi sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili fitoi dhe Këpucën e Artë për meshkuj.

“Topi i Artë” për femra i shkoi yllit të Vllaznisë, Megi Doci.

Lojtarët e Kombëtares votuan gjithashtu për më të mirin e ekipit kuqezi, ku u zgjodh kapiteni Berat Gjimshiti.

Gjithashtu, analistët dhe gazetarët sportivë përzgjodhën dhe 11-shen më të mirë të Kategorisë Superiore.

 

Advertisement