Kronike
Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person
Një aksident automobilistik është shënuar në segmentin rrugor Shupenzë–Maqellarë, ku janë përplasur tre automjete, njëri prej të cilëve me targa bullgare.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të menaxhuar qarkullimin rrugor në këtë segment.