Connect with us

Kosova

I ngjeshur në një rrugë pa krye/ Tre goditje për Aleksandër Vuçiçin në vetëm pak muaj

Politika e jashtme e Serbisë ka pësuar tre goditje të rënda diplomatike në një periudhë prej vetëm një muaj e gjysmë, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ndërkombëtare, teksa faktorët perëndimorë dhe jo vetëm kanë reaguar ndaj zhvillimeve të brendshme dhe të jashtme të vendit.
Fillimisht, dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, u tërhoq nga projekti i ndërtimit të një hoteli luksoz në vendin e Shtabit të Përgjithshëm.
Ndërkohë, Rusia po e thellon krizën me Industrinë e Naftës së Serbisë, duke mos njoftuar nëse dhe kujt do t’ia shesë pjesën e saj të pronësisë, prandaj Amerika na vendosi sanksione.
Në fillim të nëntorit, Komisioni Evropian publikoi një raport gjithnjë e më të ashpër mbi situatën në  Serbi.
Ish-diplomati Sreçko Gjukiç vlerësoi se lëvizjet e Evropës, SHBA-së dhe Rusisë në muajt e fundit tregojnë se politika e jashtme serbe është në një rrugë pa krye, me mesazhin se Serbia ka nevojë për një rinisje të plotë politike dhe zgjedhje të reja, sepse qeveria aktuale nuk ka kapacitet për të ofruar ide të reja.
Kushner, për shkak të protestave studentore dhe qytetare, vendosi të tërhiqet nga investimi, i cili përfshinte edhe një hotel luksoz – një lajm që u konsiderua një goditje e rëndë për ambiciet e qeverisë serbe për të tërhequr investime të mëdha të huaja.
Analistët e huaj theksojnë se këto lëvizje tregojnë për shtim të presionit ndaj qeverisë së Aleksander Vuçicit, si nga Perëndimi ashtu edhe nga situata me investitorë të huaj, duke e vënë Beogradin në një pozicion që shpesh cilësohet si “politika e jashtme në një ngushticë”.

Advertisement