Aktualitet
Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet
Momente dramatike janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në një dyqan në Ohajo, ku një i dyshuar për grabitje tentoi të qëllonte dy herë një oficer policie, por arma e tij u bllokua.
Sipas pamjeve, 21-vjeçari shtyp këmbëzën për herë të parë pa arritur të qëllojë. Në atë moment, një punonjës i dyqanit hidhet mbi të për ta çarmatosur, por Newman tenton sërish, duke tërhequr këmbëzën për herë të dytë. Edhe këtë herë arma nuk shkrep, për arsye që ende nuk janë sqaruar.
Ai zbuloi gjithashtu se kishte menduar ta qëllonte të riun me armën e shërbimit, por u përmbajt nga frika se mund të godiste punonjësen e dyqanit, e cila po përpiqej ta çarmatoste të dyshuarin. Oficeri shtoi se pak sekonda para incidentit ishte informuar se Newman kishte një urdhër arresti aktiv dhe ishte konsideruar si “i armatosur dhe i rrezikshëm”.
Pas arrestimit, Shane Newman u akuzua zyrtarisht për tentativë vrasjeje dhe sulm ndaj një oficeri policie, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.