Connect with us

Aktualitet

Fluksi i festave/ Trafik i rënduar në Lezhë-Milot

Festat e fundvitit dhe ardhja e emigrantëve, kanë sjellë një fluks të madh të lëvizjeve të automjeteve, në rrugët e Qarkut të Lezhës.

Që prej mbrëmjes së kaluar, ka pasur trafik të rënduar në superstradën Lezhë-Milot, me disa segmente ku qarkullimi ka qenë pothuajse i paralizuar, ndërkohë që sipas raportimeve edhe ditën e sotme vijon të jetë i ngarkuar qarkullimi në këtë zonë.

Radha kilometrike, i detyron qytetarët të presin me orë të zgjatura në rrugë, ndërkohë që asnjë patrullë policie nuk është parë për normalizimin e qarkullimit.

Edhe pse pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi shtim të masave për festat e fundvitit, edhe këtë vit strukturat e rendit kanë dështuar në mbarëvajtjen e tyre.

Advertisement