Connect with us

Bota

“Makthi i vitit “/ Me shpresë për një vit më të mirë, banorët e Gazës i japin lamtumirën 2025-ës

 Ndërsa viti 2025 po mbaron, palestinezët në Gaza po e shënojnë vitin e ri jo me festime, por me lodhje, pikëllim dhe një shpresë të brishtë se makthi i tyre i pafund mund të marrë fund më në fund. Për banorët e territorit të goditur nga dhunë, jeta e përditshme është një luftë për mbijetesë.

Sipas medias franceze, France24, pjesa më e madhe e infrastrukturës së Gazës është në rrënoja, energjia elektrike mbetet e pakët dhe qindra mijëra njerëz jetojnë në tenda të improvizuara pasi janë zhvendosur vazhdimisht nga dy vitet e luftimeve që filluan me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023.

“Ne në Rripin e Gazës po jetojmë në një makth të pafund. Shpresojmë që ky makth të mbarojë në vitin 2026… Më e pakta që mund të kërkojmë është një jetë normale, të shohim rikthimin e energjisë elektrike, rrugët të kthehen në normalitet dhe të ecim pa tenda përgjatë rrugëve”, tha një grua e në Qytetin e Gazës.

Në të gjithë Gazën, një territor me më shumë se dy milionë banorë, skenat e vështirësive janë të zakonshme. Fëmijët presin në radhë me enë plastike për të mbledhur ujë, ndërsa radhët e tendave shtrihen nëpër rrugë dhe hapësira të hapura, duke strehuar familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre. Ato që dikur ishin lagje të zhurmshme, tani mbajnë shenjat e bombardimeve, me aktivitetin e përditshëm të reduktuar në gjërat thelbësore.

Advertisement